Transmetuar më 01-01-2026, 18:39

Me shkëlqim dhe përkushtim u kremtua sot Liturgjia Hyjnore festive në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, me rastin e festës së Rrethprerjes së Zotit dhe kujtimit të Shën Vasilit të Madh.

Liturgjia u krye nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me Mitropolitin e Beratit, Hirësi Astin, dhe klerikë të Kryepeshkopates.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Arkimandriti Ignat Todri, në emër të klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse, përcolli urime të përzemërta për 70-vjetorin e Kryepiskopit Joan, duke vlerësuar jetën dhe shërbesën e tij si hierark, bari dhe dëshmitar i besimit në kohë të vështira.

Në fjalën e tij u theksua rrugëtimi i Fortlumturisë së Tij nga vitet e përndjekjes fetare, pjesëmarrja në Kishën e nëndheshme, formimi theologjik, shërbesa shumëvjeçare në Mitropolinë e Korçës, deri te thirrja për të drejtuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Urime dhe bekime përcolli edhe Hirësi Asti, Mitropoliti i Beratit.

Më pas, Kryepeshkopi Joan drejtoi Dhoksologjinë për Fillimin e Vitit të Ri, duke iu lutur Zotit, Krijuesit dhe Zotit të shekujve, që të bekojë vitin e ri dhe popullin e Tij.

Atmosfera festive u pasurua edhe nga përvjetori i 70-të i lindjes së Kryepiskopit Joan, i cili feston ditëlindjen më 1 janar. Në Qendrën Sinodike, pranë Katedrales, klerikë dhe besimtarë morën pjesë në pritjen tradicionale, ku Fortlumturia e Tij bekoi dhe ndau kekun e Shën Vasilit të Madh.

Kryepeshkopi Joan mori urime nga Patriarkë të Kishave simotra, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, Kryeministri, ministra, deputetë, akademikë dhe personalitete të shquara të vendit.

Rrugëtimi i Kryepeshkopit Joan – nga njohja me besimin në kohën e komunizmit, studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kthimi në Shqipëri për ringritjen e Kishës Orthodhokse, shërbesa 27-vjeçare në Korçë dhe deri te froni i Kryepiskopit – mbetet një dëshmi e gjallë e hirit të Perëndisë dhe e përkushtimit ndaj Krishtit dhe Kishës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit