

TIRANË- Policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale, në Tiranë. Në pranga ka rënë një 50-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. U arrestua një 29-vjeçar, pasi ka vjedhur automjetin një personi.
Ka nisur procedimi penal ndaj një 23-vjeçari, pasi iu gjet lëndë piroteknike. Gjithashtu ka nisur procedimi ndaj një 36-vjeçari, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori për shtetaset: • M. S., pasi dyshohet se ka hapur një profil fals në emër të një shtetasi; • M. H., pasi dyshohet se, nëpërmjet një profili fals, ka shpërndarë numrin personal të një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: • kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 50 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin H. A., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin D. M.; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin Xh. B., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E. R.; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur bashkëjetuesen e tij, duke thyer vendimin e Gjykatës; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. T., 23 vjeç, pasi iu gjet lëndë piroteknike; • referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, pasi iu gjetën dy mjete prerëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: • A. N. dhe E. D., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin; • A. R., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht vëllain e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: • referuan materialet në Prokurori për shtetasin S. I., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. B.; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. N., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin, të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt; • punohet për kapjen e shtetasit A. N., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: • arrestuan shtetasin S. K., 29 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetases E. D., e cila e kishte lënë mjetin përkohësisht të ndezur. Pas vjedhjes, 29-vjeçari është aksidentuar me automjetin dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. L., pasi në subjektin e tij iu konstatuan lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin; • referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit se do t’i blinte një apartament, i ka marrë shuma parash një 39-vjeçareje dhe, kur kjo e fundit ka kërkuar kthimin e parave, e ka kanosur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M. M., pasi dyshohet se ka kanosur dy shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






