Transmetuar më 01-01-2026, 17:24

LAÇ- Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Laç. Ai u arrestua nga policia, pasi iu gjet një armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Mbi 29-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Policia ka sekuestruar sendet e kundërligjshme, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi policisë

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit. Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë. Arrestohet shtetasi që e mbante armën, pa leje, në Laç.

Si rezultat i punës së mirorganizuar informative dhe operacionale, të intensifikuar gjatë ditëve festive të fundvitit, me objektiva parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe garantimin e rendit dhe qetësisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin “Fokusi”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u ndërhy menjëherë në banesën e shtetasit S. K., 29 vjeç, në lagjen nr. 4, Laç, ku nga kontrolli u gjet 1 armë zjarri automatik me krehër dhe fishekë, e cila posedohej pa leje, si dhe një palë doreza.

Në vijim të veprimeve procedurale mbi rastin, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit