

Vitet ndryshojnë, por nevoja për të qenë pranë dhe për të ndarë çdo moment me njerëzit tanë të dashur mbetet e njëjtë. Dëshira për të shpërndarë gëzimin, për të uruar, për të parë një fytyrë të njohur në ekran dhe për t’u ndier afër, edhe kur kilometrat na ndajnë, është kthyer në një traditë të festës së ndërrimit të viteve.
Edhe këtë Vit të Ri, teknologjia ishte ura kryesore që i lidhi shqiptarët. Sipas të dhënave të One Albania, të ndara në orët e para të vitit 2026, përdorimi i internetit gjatë natës së ndërrimit të viteve u rrit me 48% në krahasim me një ditë të zakonshme.
Thirrjet me video, mesazhet, rrjetet sociale dhe urimet e dërguara në mesnatë sollën një rritje të konsiderueshme të trafikut të të dhënave. Veçanërisht, përdorimi i rrjetit 5G, risia teknologjike e vitit 2025, kontribuoi në afro 15% të trafikut total.
Edhe komunikimi zanor mbeti i rëndësishëm gjatë 31 dhjetori, me mijëra telefonata të kryera para dhe pas mesnatës.
Krahasuar me një ditë të zakonshme në muajin dhjetor, rrjeti i One Albania menaxhoi një rritje prej 70% në trafikun zanor në orët e pikut. Urimet e mesnatës i bënë plot 1.32 milionë përdorues, me një rritje prej 15,000 klientësh të rinj të rrjetit One Albania në krahasim me vitin e kaluar.
Gjatë ndërrimit të viteve, One Albania u shërbeu gjithashtu të huajve, turistëve dhe emigrantëve që vizituan Shqipërinë për festat. Numri i vizitorëve që përdorën shërbimet roaming në rrjetin e One Albania, kulmoi në 167,000 vizitorë nga 94,000 që numëroheshin para fillimit te sezonit të festave të fundvitit, me një rritje prej 78%.
Rrjeti përballoi me sukses këtë ngarkesë të shtuar, duke garantuar një përvojë të qëndrueshme për të gjithë përdoruesit. Drejtori i Përgjithshëm për Teknologjinë i One Albania, z.Ilir Duka shprehet entuziast për performancën e rrjetit dhe për besimin e vazhdueshëm të klientëve tanë, duke falenderuar fillimisht ekipin teknik, të cilët qëndruan në gatishmëri dhe lartësinë e punës, teksa të gjithë festonin.
“I gjithë ekipi tregoi përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë këtyre ditëve. Ne garantuam një përvojë komunikimi shumë cilësore, të qëndrueshme dhe pa ndërprerje për përdoruesit tanë. Vetë shifrat flasin më qartë se çdo fjalë, për besimin e vazhdueshëm të abonentëve tanë. Kjo na motivon të ecim përpara me vendosmëri në misionin tonë: të ofrojmë shërbime teknologjike të nivelit më të lartë dhe të mbetemi gjithmonë të fokusuar te nevojat reale të abonentëve tanë” – shprehet z.Duka.
Këto rezultate janë fryt i investimeve të vazhdueshme të One Albania në infrastrukturë. Gjatë vitit që shkoi, lideri i telekomunikacionit zgjeroi ndjeshëm rrjetin me fibër optike, duke rritur kapacitetin dhe stabilitetin e internetit në të gjithë vendin, ndërsa shërbimi 5G ka sjellë një nivel të ri shpejtësie dhe performance.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






