

LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut, në Lushnjë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se nuk ka asnjë të plagosur si pasojë e këtij aksidenti, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Shkak i tij dyshohet të këtë qenë shpejtësia e madhe, me të cilën udhëtonin automjetet. Si pasojë e këtij aksidenti, është shkaktuar një rradhë e madhe automjetesh në autostradë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






