Transmetuar më 01-01-2026, 12:54

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë.

Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit, duke u futur për not në zonën bregdetare të Vlorës. Sipas tyre, deti është pjesë e pandarë e jetës.

Gëzimi u shpreh se ata nuk janë ndarë kurrë nga deti, as gjatë verës dhe as gjatë dimrit, madje as në ditë me temperatura ekstreme si kjo e sotmja. Me këtë rast, kanë përcjellë edhe një urim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duke i uruar: “Gëzuar Vitin e Ri 2026, një vit të mbarë e të begatë dhe, mbi të gjitha, plot shëndet për të gjithë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit