

New York- Zohran Mamdani është zyrtarisht kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut prej disa orësh tashmë. Emigranti 34-vjeçar ugandan ka bërë tashmë histori si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, kryebashkiaku i parë nga Azia Jugore dhe kryebashkiaku më i ri që mban këtë detyrë të lartë në më shumë se një shekull.
Ai u betua pak pas mesnatës me dorën mbi Kuranin, gjatë një ceremonie private me gruan e tij, artisten Rama Duvaji. Prindërit e tij, regjisorja Mira Nayyar dhe Mahmud Mamdani, profesor në Universitetin e Kolumbias, ishin gjithashtu të pranishëm. Kjo shihet dhe si një “thyerje” e traditës, pasi më herët zyrtarët amerikanë janë betuar me dorën mbi Bibël.
Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, të cilën Mamdani e ka përshkruar si një “frymëzim politik” dha betimin e tij të detyrës. Mamdani u betua në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, poshtë Parkut të Bashkisë në Manhattan.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






