Transmetuar më 01-01-2026, 12:37

Ngjarje tronditëse në Kosovë: një vajzë përfundon në rrugë pas një nate që fsheh shumë pikëpyetje

Fushë Kosovë – Pragu i ndërrimit të viteve ishte i hidhur për një vajzë, shqiptare e Kosovës pasi u përfshi në një akt seksual në grup nga dy meshkuj të cilët përfituan prej saj pasi më parë e kishin dendur më alkool dhe drogë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, raporton noa.al. Policia e Kosovës tha se pas ngjarjes, vajza ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E reja është marrë në pyetje dhe ka treguar se kishte njohje me njërin nga djemtë dhe më tej me shokun e tij.

Që të tre kanë shkuar në një lokal ku sikurse tregon, fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë.

Por nuk ka mbaruar aty sepse pastaj është dërguar dhe më pas dhunuar në një motel nga të dy meshkujt.

Pasi kanë shuar epshet e tyre, dy djemtë që mbeten të paidentifikuar për policinë, e kanë nxjerrë nga moteli vajzën e dhunuar dhe me forcë e kanë futur në një veturë.

Pak minuta më vonë e kanë flakur në rrugë dhe janë zhdukur në drejtim të paditur.

Prokurori i gatshëm ka analizuar faktet dhe ka urdhëruar që vajza të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit