Transmetuar më 01-01-2026, 09:36

Gjirokastër, 1 janar 2026 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”, duke shkaktuar humbjen e tre jetëve dhe plagosjen e një të reje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 03:18, në vendin e quajtur “Bypass”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, gjithashtu banues në Tepelenë. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjeri A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit