

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, janë plagosur në shkallë të ndryshme, por pa rrezik jete, të paktën 20 persona në të gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë një e mitur është plagosur me armë zjarri nga një plumb qorr, raporton noa.al.
Policia e Shtetit konfirmon zyrtarisht të dhënat dhe pohon:
"Deri në orën 01:30 të datës 1 janar 2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, pa rrezik për jetën.
Po ashtu është dhe një vajzë e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr".
Të lënduarit u regjistruan: 16 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.
Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






