Transmetuar më 31-12-2025, 13:52

Prishtinë- Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 75 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se 3/4 e votave.

Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti 263.452 vota Glauk Konjufca 205.179 vota Albulena Haxhiu 107.885 vota Hekuran Murati 106.729 vota Donika Gërvalla 96.203 vota

Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza 119.884 vota Arian Tahiri 55.208 vota Përparim Gruda 51.226 vota Uran Ismaili 40.793 vota Sala Jashari 37.572 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku 58.689 vota Hykmete Bajrami 37.074 vota Ukë Rugova 32.411 vota Avdullah Hoti 29.263 vota Doarsa Kica Xhelili 28.701 vota

Lista Serbe Sllavko Simiq 20.508 vota Igor Simiq 19.753 vota Liljana Stefanoviq 19.116 vota Millan Kostiq 16.193 vota Nemanja Bishevac 15.847 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj 30.996 vota Daut Haradinaj 18.737 vota Besnik Tahiri 18.331 vota Bekë Berisha 13.481 vota Agim Çeku 12.487 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit