Transmetuar më 31-12-2025, 13:50

Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike

Personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës janë ngritur në protestë në këtë vigjilje të Vitit të Ri.

Ata kërkojnë të marrin shpërblimin e fundvitit, të akorduar nga qeveria shqiptare, të cilin pretendojnë se nuk u është shpërndarë. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.

Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve. Nga ana tjetër, përfaqësues të filialit të Postës bëjnë me dije se fondet ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë edhe krijimin e kësaj situate. Ata theksojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit