Transmetuar më 31-12-2025, 13:07

Një mani kolektive për shpërthime e lëndë plasëse!

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe.

Nuk mungojnë në çdo ndërrim vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që i përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.

Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje”, u shpreh drejtori i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj.

Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve

“Duket të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda”, tha Goxhaj.

Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në Sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë i pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit