Transmetuar më 31-12-2025, 13:04

AMP ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë Xhuljano Xhaferri.

Sipas njoftimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Xhuljano Xhaferri, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë DVP Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit