Transmetuar më 31-12-2025, 11:40

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë me dije në ditën e fundit për këtë vit, se më shumë se 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Deklaratën e tij zyrtare, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

“Me një fond prej rreth 1.4 miliard lekë, këto familje, përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është diçka me tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për ligjin dhe për qytetarin“, thekson ministri, duke shtuar se kështu mbyllet një kapitull i vjetër.

“Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve. Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta”, përfundon ai.

Kërkesat më të larta për njohje pronësie kanë qenë nga qytete si Vlora, Tirana, Shkodra, Korça, Durrësi, Fieri e Gjirokastra.

Lista e plotë e fituesve:

adobe

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit