Transmetuar më 31-12-2025, 11:37

POGRADEC- Policia e Korçës ka reaguar rreth përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec. Uniformat blu, bëjnë me dije se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan shtetasin Rushan Selko, 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat.

Sipas tyre, 12-vjeçarja ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit se se në muajin gusht 2025, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Policia njofton se nga ky akt i dhunës, e mitura është shtatzënë 22 javëshe.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë."/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit