Transmetuar më 31-12-2025, 09:46

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në një postim në Facebook nga ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu thuhet se, në dispozicion janë 191.5 milionë lekë për 10 bashki të vendit. Ndërkohë ministri Vengu njofton ky kompension vjen pas një përfundimi të vlerësimit dhe verifikimit të plotë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive.

Njoftimi i plotë.

"191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki. Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit