Transmetuar më 31-12-2025, 01:05

Horoskopi i vitit 2026 sipas Paolo Fox: Viti i vendimeve të heshtura dhe kthesave të mëdha për Dashin.

Një vit që nis ngadalë, por që shpërblen ata që dinë të presin. Fillimi kërkon durim dhe reflektim, ndërsa gjysma e dytë e vitit sjell veprim, rikthim force dhe rezultate konkrete, sidomos pas verës.

DASHI – Parashikimi i plotë për vitin 2026:

Viti 2026, për Dashin, nis me një ritëm më të përmbajtur nga sa je mësuar. Mund të ndjesh sikur disa situata të frenojnë, qoftë për shkak të një krize të vogël personale, qoftë për vendime profesionale që kërkojnë mendim të thellë dhe nuk janë aspak të lehta. Dy javët e para të janarit vendosin kufij të qartë dhe të detyrojnë të mos nxitohesh.

Në planin sentimental, panorama është më premtuese. Që në muajin mars, me hyrjen e Venusit në shenjën tënde, hapen mundësi të reja për dashurinë, rikthime emocionesh ose fillime më të guximshme. Në përgjithësi, pjesa e parë e vitit shërben për analizë dhe vetëdije, ndërsa gjysma e dytë shënon veprim, reagim dhe rikthim në lojë.

Pranvera mund të të vërë përballë disa heqjeve dorë: ndoshta do të duhet të mbyllësh një projekt ose të largohesh nga një plan që e ke dashur, për t’i lënë vend prioriteteve të reja. Ti e di mirë që në jetë asgjë nuk vjen pa sakrifica dhe se çdo hap përpara kërkon përkushtim dhe këmbëngulje.

Çështjet ligjore apo financiare që janë ende pezull ka gjasa të gjejnë zgjidhje, por jo para muajit korrik. Në tërësi, 2026 është një vit rritjeje graduale, konsolidimi dhe pjekurie, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. Rezultatet më të dukshme do të shfaqen pas verës, do të forcohen gjatë vjeshtës dhe do të konkretizohen plotësisht drejt fillimit të dimrit. /NOA.AL

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit