

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në “Studio 24” ka zbuluar se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Caushaj.
Ndërkohë emri SPAK sipas tij ka qenë në vendin e nëntë sa i përket klikimeve të shqiptarëve.
Kallanxhi shtoi se dy qytetet ku kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë më shumë kërkime, janë Dibra dhe Kukësi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






