

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një i moshuar me emrin Rrushan Selko, i cili kishte njohje familjare me familjen e të miturës.
Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka,” tha Adem Selko, kushëriri i autorit.
Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik madje se ishte familjar dhe i dashur.
“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






