Transmetuar më 30-12-2025, 21:43

Korçë- Në foto është Rushan Selko 70-vjeç i akuzuar se la shtatzanë një 12-vjeçare në Pogradec.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat.

Familjarët e të miturës janë shprehur se me autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri-tjetrit.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje sepse kishin marrëdhënie korrekte mes dy familjeve

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin të voglën që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit