Transmetuar më 30-12-2025, 21:02

Elbasan, 30 dhjetor 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, ku shtetasi Edmond Angjeli, 66 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike brenda banesës së tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin ligjor të rastit.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident dhe për të hedhur dritë të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit