Transmetuar më 30-12-2025, 19:36

Pejë- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo vepër penale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit