

Ish-aktori i Nickelodeon, Tylor Chase, 36 vjeç, është rikthyer sërish të jetojë në rrugë, vetëm pak ditë pasi u mbajt për 72 orë në një spital psikiatrik, në një përpjekje për ta nxjerrë nga një situatë e rrezikshme për jetën e tij.
Sipas ish-bashkëaktorit të tij, Shaun Weiss, Chase po përjeton momente shumë të vështira, duke përdorur metamfetaminë në kushte ekstreme, në mot të ftohtë dhe pa asnjë mbrojtje fizike. Lajmi është raportuar nga “Daily Mail”.
Aktori ishte dërguar në spital javën e kaluar pas një ndërhyrjeje të influencuesit Jacob “Jake” Harris, mik i Weiss, i cili e gjeti Chase në gjendje të pasigurt për veten dhe kërkoi ndihmën e ekipit të krizës.
Megjithatë, sipas Weiss, Chase u lirua nga qendra psikiatrike pa u njoftuar asnjë mik apo familjar, ndonëse kishte nevojë për trajtim të vazhdueshëm.
, deklaroi Weiss për TMZ. Ai shtoi se Harris e gjeti sërish Chase në rrugë, ku po përdorte drogë, dhe u detyrua të kontaktonte për herë të dytë ekipin e emergjencës.
Sipas Weiss, gjatë vlerësimit të dytë, Chase po “pinte metamfetaminë në të ftohtë, pa këpucë dhe pa xhaketë”, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e tij.
Aktori ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për reagimin e kolegëve të tij. Weiss ka deklaruar se është në kontakt me Screen Actors Guild dhe autoritetet lokale për të siguruar ndihmë më të qëndrueshme, ndërsa ka theksuar se ndihma financiare nga fansat nuk mjafton për një rikuperim real.
Tylor Chase njihet për rolin e tij si Martin Qwerly në serialin e famshëm “Ned’s Declassified School Survival Guide”. Kohët e fundit, ai është parë duke fjetur jashtë, pamje që kanë shkaktuar reagime të forta nga publiku dhe ish-bashkë-yjet e tij. Mes tyre, edhe Daniel Curtis Lee, i cili e ndihmoi përkohësisht duke e strehuar në një hotel.
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve dhe miqve për t’i ofruar strehim dhe trajtim, Chase raportohet se ka refuzuar shpesh ndihmën, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar dhe shqetësuese.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






