

Tiranë- Tirana nuk po kalon një periudhë të mirë teksa së fundmi ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me 9 lojtarë. Bëhet fjalë për Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.
“Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez.
Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruan klubi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






