

Aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnje Fier. Aksidenti ka përfshirë dy mjete Audi dhe një Benz Mercedez.
Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.
Mjeti tip Benz pasi është përplasur ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.
Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale nga aksidenti, por trafiku është rënduar së tepërmi edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






