Transmetuar më 30-12-2025, 15:07

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi po transportonte pako me fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara, të cilat do të shiteshin në kundërshtim me kriteret.

Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit ose transportimit të lëndëve piroteknike, me qëllim shitjen e kundërligjshme, si pasojë, të rrezikshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bulevardin “Bajram Curri”, ndaluan për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi S. M., 22 vjeç.

Nga kontrolli në automjet u gjetën pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) që do të shiteshin në kundërshtim me kriteret. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me rastin, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit