

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën.
Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim
Ai u akuzua nga Prokuroria në rolin e ndihmësit në vrasjen e R.Rexhepit
Donald Hoxha u ekstradua nga Britania e Madhe.
Prokuroria e Elbasanit u shpreh se do të ankimojmë vendimin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.
Donald Hoxha, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në rolin e ndihmësit në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepit, i njohur ndryshe si “Doda” në vitin 2009 është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit. Vendimi u mor këtë të martë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 16 vite burgim, për akuzën e vrasjes me paramendim të ish-oficerit të Antidrogës. Më herët për vrasjen e Dodës, janë dënuar Florin Shabani, Armand Llaka dhe Marjus Tafaj. Ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






