Transmetuar më 30-12-2025, 13:53

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ende nuk është marrë një vendim për zhvillimin e një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por theksoi se çështja do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Ramës, komunikimi mes dy qeverive do të vijojë normalisht dhe vendimi do të merret pas konsultimeve dypalëshe. Ai kujtoi se më herët janë zhvilluar mbledhje të përbashkëta mes parlamenteve të dy vendeve, ndërsa shtoi se proceset zgjedhore në Kosovë kanë ndikuar në axhendën institucionale.

“Do të flasim dhe do të vendosim. Mos harroni se kemi bërë mbledhje mes dy parlamenteve, por tani pati zgjedhje. Albin Kurti u rikonfirmua dhe i kam përcjellë urimet personalisht”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se projekti më i rëndësishëm në marrëdhëniet Shqipëri–Kosovë mbetet ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, të cilën e cilësoi si “xhevahirin e kurorës” së bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Do të vazhdojmë punën, veçanërisht për hekurudhën Durrës–Prishtinë, për të cilën jemi angazhuar të dy”, përfundoi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit