Transmetuar më 30-12-2025, 13:42

Tiranë- Pra, zhvillimet e muajve të fundit, 11 Maji dhe zhvillimet në vazhdim, provuan para çdo shqiptari se Edi Rama ka zero legjitimitet në postin e tij. Se ai është një kriminel, një delinkuent që e ka vendin në bankën e të akuzuarit, para drejtësisë. Se ai po kryen krimin e shëmtuar jo vetëm të vjedhjes së qindra e qindra milionë, në mos miliarda siç është afera e Portit të Durrësit, por tani u thotë shqiptarëve se do u vjedh se drejtësia nuk ekziston.

Çka përbën një kushtrim të madh për çdo shqiptar dhe unë i them Edi Ramës, prite zemërimin popullor. Të garantoj se shumë shpejt do bjerë mbi ty. Duke përfunduar u uroj ju gëzuar Vitin e Ri. U uroj qytetarëve shqiptarë këtë vit dhe të fillojmë vitin tjetër me forca, energji dhe guxim për të çliruar veten tonë, qytetarët shqiptarë, Shqipërinë, nga ky regjim, më i rrezikshmi sot në Europë, ndër më të rrezikshmit në botë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit