Transmetuar më 30-12-2025, 13:33

Kryeministri Edi Rama komentoi akuzat dhe debatet lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duke deklaruar se hekuri i parashikuar në projekt është vjedhur, çka ka detyruar përdorimin e materialeve alternative, si bar i thatë dhe zhavorr, gjatë procesit të ndërtimit.

Sipas Ramës, shuma prej 5 milionë eurosh nuk lidhet me përdorimin e hekurit, por me punimet e gërmimit. Ai theksoi se pretendimet për cilësinë e ndërtimit do të verifikohen dhe se çdo shkelje do të dalë në dritë.

“Do të gërmoni dhe do t’i gjeni. Të gjitha do të dalin, mos kini merak. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë tunele dhe të ecim përpara edhe me projektet e hekurudhave”, u shpreh Kryeministri.

Deklarata e Ramës u shoqërua edhe me gjuhë të ashpër ndaj kompanisë ndërtuese, duke nxitur reagime dhe debat publik mbi standardet e ndërtimit dhe mbikëqyrjen e projekteve infrastrukturore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit