Transmetuar më 30-12-2025, 13:25

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se opozita ka humbur privilegjet e pushtetit dhe sipas tij kjo është arsyeja që shpik. Gjatë fjalës së tij, Rama tha gjithashtu se opozita tenton që të zmadhojë gjithçka. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se gazetarët janë të lirë tashmë që të shpikin, pasi nuk do të dënohen.

“Familja ime politike është shumë e madhe. Familja ime politike prodhon 83 mandate, 37 raste kam numëruar unë në të gjithë këto vite që kanë shkuar dhe kanë marrë akuzë. Ka raste për vepra të ndryshme. Nga këto raste 83% të tyre i përkasin periudhës së mandatit të parë dhe të dytë. Tenxheret janë më shumë. Rrëzimin e qeverisë nuk e presim nga tenxheret.

Ata kërkojnë rrëzimin e qeverisë! Patjetër, kanë humbur privilegje të mëdha dhe do të zmadhojnë çdo gjë, do të sajojnë çdo gjë. Kjo është puna e tyre. S’dinë të marrin vesh. Unë kam kërkuar marrëveshjen me KE që për gazetarët s’do të ketë më penalizmin. Do të shpifni dhe nuk do të ndiqeni më penalisht. Ju nuk shpifni? Patjetër, pasi po nuk shpifët, si duhen atyre që ju punojnë.

Mjafton që të thuash një gjysmë të vërtetë dhe ka marrë fund. Kjo është shpifja. Jep një gjysmë të vërtetë, rasti një histori nga pas dhe kjo duket e besueshme. Historia e njeriut është se e merr shumë për të vërtetë këtë gjë," tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit