

"Ju them që, Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit të Europës, e thonë shifrat jo unë, që kanë alarmuar kom për parandalimin e torturës dhe këtu e kam fjalën për mënyrë si funksionon drejtësia jonë. Jemi në fund të listës për paraburgimin, pra burgosjen e njerëzve pa gjyq. Dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg, pa qenë ende të dënuar, është më i madh se i atyre që janë në burg të dënuar. E dini ju sa janë këta? Nuk e dini sepse tenxheret, fjalën burg, vjedhje, hajdut e kanë si kripën piperin edhe salcën në cdo lloj gjelle. Ne kemi 4 492 qytetarë në burgjet shqiptarë, vetëm 1985 janë të dënuar.
Jemi vendi më skandaloz për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë pas, por Rusia u përjashtua në Këshilli Europës. Pra, në Shqipëri falë edhe jush nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar që në momentin që dyshohen. E dini c është kjo për këtë vend që e ka kaluar një herë këtë traumë. Kjo shifër tregon se në Shqipëri, probaliteti të gjendesh në burg si i dyshuar është më i lartë së të shkosh në burg si fajtor.
KiE ka bërë një dokument të tërë për paraburgimin për cdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit ai dokument është alarm. Në fund të ditës sensi i drejtësisë është që më mirë 100 fajtorë jashtë se 1 i pafajshëm brenda, ky është sensi i drejtësisë demokratike. Ca i ngelet atyre njerëzve që kalojnë në këtë kalvar të llahtarshëm. Flasim për ata që tenxheret nuk merren fare. Dhe ose nxirren se i kalojnë afatet e paraburgimit ose dalin të pafajshëm. Si ndodh kjo në një vend që kërkon të hyjë në BE, individi të mos ketë të drejtën e një gjyqi. KiE thotë se vendosen masa sigurie ekstreme pa arsyetim të mirëfilltë. Cdo masë duhet argumentuar specifikisht," tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






