

Tiranë- Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me kërkesën e SPAK, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të paprecedentë, si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera të Europës dhe botës.
Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për ndryshim qëndrimi nga ana e qeverisë, por për një qëndrim institucional dhe korrekt, në përputhje me parimet e ndarjes së pushteteve.
“S’kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, por me një qëndrim të duhur, shumë korrekt. Rasti do të shqyrtohet në Parlament. Por përpara se të vinte në Parlament, u ndërhy brutalisht në territorin e pushtetit ekzekutiv. Kërkesa për pezullim ishte skandaloze, një rast që nuk ka ndodhur as në Europë dhe as në ndonjë vend tjetër të botës”, u shpreh Kryeministri.
Ai shtoi se qeveria ka mbajtur dhe do të vijojë të mbajë një qëndrim institucional, ndërsa diskutimi dhe vendimmarrja për çështjen do të zhvillohet në Kuvend.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






