

"Kemi vijuar të vëmë rregull në prona shtetërore. Tenxheret ziejnë për gjëra nga më të ndryshmet dhe na akuzojnë për një kompani shtetërore që ne kemi ngritur për shtetin. E kemi ngritur për shtetin në mënyrë që në cdo qasje nga të huajt, shteti të marrë pjesën e vet, jo sic ndodhte më parë. por tenxheret ziejnë. Kemi një sërë investimesh në mbarë vendin. Vitin e ardhëm do përqëndrohemi në zgjerimin e kampusit të FA dhe të muzeut të FA.
Mbrojtja civile, kemi vijuar të punojmë për të rritur kapacitetet e mbrojtjes civile. Kemi vendosur edhe fondin për të blerë avionët e parë zjarrfikës. Siguria kibernetike, patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat nuk arriti të shkatërrojnë infrastrukturën dixhitale, sot kemi mbrojtjen më të lartë të sigurisë. Kemi marrë vlerësime për këtë. Kemi investuar në mënyrë inteligjente. Asnjë sulm deri në momentin që flasim nuk ka arritur të penetrojë," tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






