Transmetuar më 30-12-2025, 11:44

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët se qeveria do të vijojë investimet në sektorin shëndetësor, duke nisur nga rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, si dhe njohja e vjetërsisë së punës për personelin shëndetësor.

Sipas Ramës, paga e mjekëve do të rritet me 135 euro të tjera, ndërkohë që janë në proces ose kanë përfunduar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore në shëndetësi. Ai bëri të ditur se po kolaudohet godina e re e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, është ndërtuar spitali i Kardiologjisë në QSUT dhe është rindërtuar spitali i Peqinit.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ka të bëjë me ndalimin e parkimit të automjeteve brenda territorit të QSUT-së. Kryeministri theksoi se të gjitha makinat, përveç atyre spitalore, do të largohen dhe zona do të shndërrohet në hapësirë të gjelbër. Parkimi i automjeteve do të realizohet në një parkim të madh multifunksional, i dedikuar për stafin dhe qytetarët.

Gjithashtu, Rama njoftoi nisjen e rindërtimit të spitalit të plastikës, ndërtimin e një qendre “back-up” në Vlorë, si dhe ngritjen e disa pavijoneve të reja spitalore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit