

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se në orët në vijim situata do të normalizohet në orët në vijim.
"Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites i gjithë qyteti do t’i kthehet normalitetit. Ishte një dëmtim shumë i rëndë , por tashmë mumd të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht.
Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për problematikën. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë", tha Ermal Murati.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






