Transmetuar më 30-12-2025, 08:56

Tiranë- E mërkura e 31 dhjetorit doa të jetë dita më e ftohtë e 2025-s, me temperatura që do të arrijnë në vlera deri në -8 gradë Celsius në zonat malore.

“Dita e mërkurë, e cila është dhe nata e ndërrimit të vitit do të jetë dhe dita më e ftohtë e të gjithë muajit dhjetor. Parashikohet që termometri të zbresë -8 gradë në zona malore. Kryesisht do të jetë verilindja që do të shënojë temperaturat më të ulëta. Bajram Curri, Puka, Peshkopia, Bulqiza, parashikohet në fakt që rreth vlerës -5 apo -6 gradë do të jenë edhe zonat e juglindjes në qarkun e Korçës, i afrohen afër 0 apo 1 gradë vija bregdetare, e do ketë -3, -4, mjaft qytete të zonës së ulët”, u shpreh Lajda Porja, sinoptikane.

Fundjava pritet të sjellë një tablo tjetër, ku pas ditëve me diell do të rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës në zona të caktuara.

“E premtja, e shtuna dhe e diela do të rikthehen reshjet në territor. Parashikohet në fakt që dita e premte do të ketë reshje dëbore në të gjithë zonën malore, madje dëbora do të zbresë në zonat malore në Tiranë, Krujë, Librazhd. Ndërkohë, dita e shtunë duke qenë se ka rritje të temperaturave do të ketë më së shumti reshje shiu”, sqaron sinoptikania.

Edhe javët e para të janarit do të jenë me mot të paqëndrueshëm dhe të ftohtë, sipas sinoptikanëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit