Transmetuar më 30-12-2025, 07:41

Rikthehet pas 5 ditë ndërprerje uji i pijshëm në Vlorë. Defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit u riparua pas mesnate.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove. Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit