Transmetuar më 29-12-2025, 20:25

TIRANË- Administrata tatimore ka zbuluan mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar, 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura dhe një evazion fiskal prej 6.4 milionë eurosh, duke referuar në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore në vend.

Rasti është bërë publik nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi në Facebook.

Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro.

Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit