Transmetuar më 29-12-2025, 19:59

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri janë fokusuar te vëzhgimi i qindra kamerave sigurie për të shkuar te gjurmët e autorëve.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë siguruar të dhëna me interes për grupin hetimor. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autorët, pasi kryen atentatin dhe dogjën mjetin tip Toyota me targa greke që përdorën në krim në fshatin Halil, janë larguar me një mjet të kamufluar si ambulancë.

Hetuesit kanë dyshime që mjeti i kamufluar si ambulancë ka qenë në zonën pranë rrethit të Rinasit kur ka ndodhur atentati dhe më pas është larguar në drejtim të fshatit Halil pasi kanë pritur që vrasja u krye.

Autorët pas ngjarjes e dogjën mjetin Toyota që përdorën në krim në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore në fshatin Halil, aty ku dyshohet se i priste edhe mjeti tjetër i kamufluar si ambulancë për t’u larguar në drejtim të paditur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit