

GREQI: Një tragjedi ka ndodhur sot në një fshat të Krya Vrysi, Kalambaka në Greqi. Motër e vëlla u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. Sipas mediave greke, ata janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç. Siç raportohet nga mediat, besohet se vdekja e tyre është shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme, ndërsa kanë rrethuar zonën. Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






