

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën skandaloze në Vlorë, ku qytetarët janë prej katër ditësh pa ujë. Me anë të një postimi në "X", Rama fajëson opozitën, duke thënë se pjesët hidraulike të instaluara në vitet 2009-2010 ishin jashtë standarteve dhe nuk kanë mbajtur dot presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer.
Në fund, Kryeministri u ka kërkuar ndjesë vlonjatëve për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe ka falenderuar edhe punonjësit e Ujësjellësit, për të cilët thotë se prej ditësh po bëjnë të pamundurën për të riparuar problematikën.
"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…
Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën
Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë," shkruan Rama në X.
🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për… pic.twitter.com/VRgGrRbOKF
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






