Transmetuar më 29-12-2025, 14:51

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, si dhe për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.

Sipas kallëzimit, Meta kërkon regjistrimin e procedimit penal, hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve të zyrtarit të lartë, si dhe verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Në dokumentin drejtuar SPAK-ut, Meta pretendon se nga tërësia e veprimeve të kryera, Klevis Qose ka konsumuar disa vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal, konkretisht:

Shpërdorimi i detyrës, sipas nenit 248; Kryerja e veprimeve arbitrare, sipas nenit 250; Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme, sipas nenit 251; Shkelja e barazisë së shtetasve, sipas nenit 253.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit