

29 Dhjetor, 2025
VLORA- Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve, Flauers Shoshi, ka shkuar në protestën e qytetarëve në Vlorë. Kjo protestë u zhvillua nga banorët, pasi prej katër ditësh po përballen me mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm
Shoshi ka deklaruar se është tentuar disa herë të ndërhyet për të rregulluar defektin, por nuk kanë mundur tja dalin. Ai bëri me dije se paisjet janë duke ardhur dhe se sonte në mesnatë nis furnizimi me ujë.
“E di shqetësimin tuaj, ju kuptoj. Kemi tentuar tre herë ta rregullojmë defektin por nuk kemi mundur ta rregullojmë. Pajisjet janë duke ardhur. Sonte në mesnatë nis furnizimi me ujë. Kjo është fjala jonë”, tha ai.
Ai është hasur edhe me deklaratat e qytetarëve të cilët thonë se nuk përdorin dot tualietin, për shkak të mungesës së ujit. Në lidhje me këtë ai tha se ndodhet në të njëjtën situatë. Ndërsa shtoi se ka qenë në terren gjithë kohës duke punuar për zgjidhjen e problemit.
“As unë nuk jam larë dot”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






