Transmetuar më 29-12-2025, 10:55

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim në panelin e matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar rëndë një shtetas rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit