Transmetuar më 29-12-2025, 10:39

Vlora është përfshirë nga tensionet paraditen e sotme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë për shkak të mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm prej pesë ditësh. Banorët janë grumbulluar para godinës së Bashkisë së Vlorës, ku kanë tentuar të futen brenda për të kërkuar një zgjidhje të menjëhershme për situatën.

Me bidonë uji në duar dhe duke goditur dyert e institucionit, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj asaj që e cilësojnë si neglizhencë institucionale. Ata kanë kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini, për të marrë sqarime dhe zgjidhje konkrete.

Situata është përshkallëzuar për disa momente, ndërsa ndërhyrja e forcave të policisë ka penguar hyrjen e protestuesve në ambientet e Bashkisë. Sipas qytetarëve, mungesa e ujit po e bën të pamundur jetën e përditshme, veçanërisht për familjet me fëmijë.

Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrje të forta kundër drejtuesve vendorë, ku qytetarët shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se ndihen të braktisur nga institucionet që kanë zgjedhur me votë.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Vlorës lidhur me situatën dhe kërkesat e protestuesve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit