Transmetuar më 29-12-2025, 09:55

Gjendet i vdekur në krevat një i dënuar. Sotir Shabani i dënuari në burgun e Lezhës u gjet pandjenja në krevatin e tij nga punonjësi i turnit. Pasi u njoftua mjeku dhe u krye vizita u konstatua që i dënuar kishte ndërruar jetë.

Njoftim për media

Në IEVP Lezhë, gjatë ndërrimit të shërbimit nga punonjësi i rolit bazë është konstatuar se i dënuari me mjekim të detyruar Sotir Shabani, i shtrirë në krevat, nuk po reagonte.

Menjëherë është njoftuar mjeku i turnit, i cili, pas verifikimit, ka konstatuar se pacienti kishte ndërruar jetë.

I ndjeri Sotir Shabani, i datëlindjes 21.12.1975, lindur dhe banues në Ballsh, Mallakastër, ishte akomoduar në institucion më datë 27.11.2021, për veprën penale “Dhunë në familje”, me masë mjekimi të detyruar.

Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.

Institucioni po bashkëpunon me autoritetet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit