Transmetuar më 29-12-2025, 09:20

Qytetarët do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 10:00 para Bashkisë.

Edhe ditën e sotme, qytetarët e Vlorës nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm, pasi defekti në linjën kryesore të transmetimit nuk ëhstë rregulluar. Qytetarët do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 10:00 para Bashkisë, duke këkruar zgjidhje për situatën emergjente.

Deri më tani, sizgjidhje alternative për banorët, Ujësjellësi ka mundësuar furnizimin me autobote në disa lagje të qytetit, teksa disa qytetarë të tjerë kanë zgjedhur të blejnë ujë të ambalazhuar ose t’i drejtohen burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Një ditë më parë në shenjë proteste dhjetëra qytetarë të Vlorës të drejtuar nga anëtarë të FRPD u futën me forcë brenda teatrit “Petro Marku”, duke ndërprerë mbrëmjen gala të bashkisë me rastin e festave të fundvitit. U desh ndërhyrja e policisë për t’i larguar nga salla. Protestuesit gjithashtu tentuan të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në bulevardin kryesor të qytetit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit