Transmetuar më 29-12-2025, 09:16

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën në Japoni pas një aksidenti të ndodhur në një resort skish në rajonin Hokkaido, bëjnë me dije mediat vendase duke cituar autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 28 dhjetor, në resortin Asarigawa Onsen në qytetin Otaru. Sipas policisë, fëmija po përdorte një shkallë lëvizëse që lidh zonën e parkimit me pistat e skive, kur ndodhi aksidenti.

Shkalla lëvizëse ishte e pajisur me sistem sigurie, por ai nuk funksionoi siç pritej. Pajisja u ndal vetëm pas ndërhyrjes emergjente nga një familjar. Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë dhe fëmija u transportua në spital, ku më vonë u konfirmua ndarja e tij nga jeta.

Menaxhmenti i resortit ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë apo neglizhencë teknike.

Hokkaido është një nga destinacionet më të frekuentuara dimërore në Japoni, i vizituar çdo vit nga miliona turistë vendas dhe të huaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit